Ish-futbollisti i Tiranës, Florian Riza, ka fituar betejën me Covid-19. Në analizën e bërë së fundmi, Riza ka rezultuar negativ, duke larguar kështu virusin nga trupi i tij.

Analisti i njohur i futbollit ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës, ku ishte nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e mjekëve.

Ai aktualisht punon në sektorin e futbollit të femrave në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mendohet se mund të jetë infektuar gjatë periudhës kur zhvilloi njē seminar në Itali. Riza sërish do të qëndrojë në shtëpi për së paku 14 ditë, sepse ende nuk e ka bërë testin e dytë.