Pak ditë më parë e ftuar në një emision televiziv në Kosovë, moderatorja Dajana Shabani, bëri me dije se është vetëm. E ftuar në “Kojshia Show” ajo tregoi shumë detaje nga jeta e saj personale, ku tha se është një nënë beqare dhe burri për të është thjesht një aksesor. “Kur gruaja është e realizuar vetë, është e shkolluar, është ekonomikisht e pavarur, mendoj që burri është thjesht një aksesor me gjithë respektin”, tha Dajana, duke konfirmuar ndarjen me boksierin nga Kosova, Kamer Maloku. I zënë në befasi nga fjalët e Dajanës, Kameri iu është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale. “Për gratë që i konsiderojnë burrat aksesor, më mirë të mos jap përgjigje”, ka shkruar ai, duke sqaruar se lajmin e nda rjes e ka mësuar nga ekrani.
Po ashtu lidhur me motivin që çoi në ndarjen e çiftit ka thënë se “Sqarim për të gjithë! Portalet na ndanin çdo ditë që të klikohen. Unë o rri si duhet, o ndahem përgjithmonë. Më e reja është: Mua videon ma dërguan disa miq nga një emision që Dajana ishte live dhe aty e mora vesh që unë kisha qenë me të, por jo ajo me mua”, tregon boksieri. Kujtojmë se pak kohë pas divo rcit nga babai i vajzës së saj për të cilin tha se se i e kishte tra dhtuar, bëri publike lidhjen me boksierin Kamer Maloku.