Instituti i Shëndetit Publik zbarkon në spitalin e Fierit për t’iu bërë tamponë 17 mjekëve dhe infermierëve. Tamponët po u merren mjekëve dhe infermierëve të cilët patën kontakt me një grua e cila kishte qenë në Itali dhe e kishte fshehur këtë fakt. Gruaja 61-vjeçare kishte shkuar për vizitë në spital, duke vënë në rre zik personelin me fshehjen e udhëtimit.

Dyshohet se gruaja mund të jetë prekur nga koronavirusi, çka ka bërë që të shtohen edhe kontrollet dhe verifikimet. Deri më tani në vend, numri i të prekurve nga koronavirus ka shkuar në 51, ndërkohë që një grua e moshuar në Durrës gjeti vde kjen.