Aktori i njohur Visjan Ukcenaj ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Soiree”, së bashku me bashkëshorten, Jona Xhelilaj me të cilën ka plot 10 vite, dhe me djalin e tyre. Çifti simpatik i showbizit folën rreth historisë së tyre të dashurisë. Jona ka treguar se në fillime nuk e ka pëlqyer aspak aktorin dhe që ka dalë në kafe me të thjesht për ta hequr qafe. Nga ana tjetër Visjani është shprehur se ajo i ka bërë përshtypje që në takimin e parë.

“Që në impaktin e parë ndjeva një kuriozitet. Ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur. Nuk fliste me njeri. Ishte realisht sfidë sepse isha mësuar që në Akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë, duan të duken. Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam ngulmuar për 3 muaj rresht për ta takuar, që të dilte në një tek kafe. Çfarë s’bëja. Futesha në mes të klasës pa pikë lidhje, bëja një batutë interesante dhe ikja”, ka treguar ai.