Koronavirusi i mori jetën një polici të burgjeve në Itali, në moshën 51-vjeçare.

Ministria e Drejtësisë duke dhënë lajmin deklaroi se, “Regjistrojmë për fat të keq viktimën e parë nga koronavirusi në radhët e policisë së burgjeve. Gianclaudio Nova na la në moshën 51-vjeçare. Familjes dhe të afërmve të tij iu shkojnë ngushëllimet më të ndjera”.

Nova rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 të dielën e kaluar dhe këtë të enjte gjeti vdekjen.

Efektivi i ndjerë ishte nga Bergamo, i martuar dhe baba i një vajze 10-vjeçare.

Në Itali deri më tani numri total i të prekurve ka arritur në 41035, ndërsa i viktimave në 3405.