Dy anëtarë të qeverisë italiane kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Janë zëvendës Ministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri dhe zëvendës Minsitrja e Arsimit Anna Ascani.
Zëvendësministri i shëndetësisë ka informuar përmes profilit të tij zyrtar në facebook ku thotë se pak ditë më parë ka pasur kontak me një person i cili dyshohej se ishte pozitiv. “Pak ditë më parë m’u shfaqën simptomat e pas kryerjes së tamponit rezultova pozitiv. U izolova menjëherë nga bashkëshortja e fëmijët, fatmirësishtë ata janë mirë. Kam ndjekur menjëherë portokollin sanitar për të gjithë bashkëpuëntorët qe kanë qënë në kontakt me mua”, tha Sileri.
Zëvendësminsitri italian së bashku me fjalët e tij ka publikuar dhe një fotografi që shfaq një pemë që po cel e premton se dhe pse i sëmurë impenjmin do ta ketë maksimal në detyrën e tij.Po ashtu dhe zëvendësminsitrja e arsimit Anna Ascani, ka informuar se është pozitive nga koroanvirusi,
“Kam temperaturë e kollë. Por do ja dal, thotë ajo, do ja dalim të gjithë, do e fitojmë këtë betejë.”
Zëvendësministrja e arsimit falenderon ekpin mjekësor që po kujdeset për të e të gjithë mjekët italianë si dhe garanton se impenjmimi i saj në punën e qeverisë po vazhdon dhe pse e sëmurë.
Jam në izolim shtëpiak dhe po respektoj protokollin sanitar”, shkruan Ascani.