Javanews
Home Bota
Iu duk e pabesueshme, zjarrfikësi ia mbyll telefonin kancelares Merkel
31/03/2020 09:18
Iu duk e pabesueshme, zjarrfikësi ia mbyll telefonin kancelares Merkel
Si do të reagonit nëse Angela Merkel do t’ju dilte papritur në telefon? Për zjarrfikësin Rügen André Musëiek nuk kishte dyshime se kjo ishte një shaka dhe ai me edukatë ia mbylli telefonin.

Siç shkruajnë mediat gjermane, kancelarja dëshironte të falënderonte zjarrfikësit për kontributin e tyre në krizën gjatë pandemisë, por kreu i zjarrfikësve ia mbylli.

Duke besuar se bëhej fjalë për një shaka të njërës nga radiot lokale dhe për të mos u shndërruar në objekt të humorit, Musvik menjëherë ndërpreu thirrjen.

Menjëherë më pas, telefoni ra përsëri, këtë herë ishte një punonjës i zyrës së shtypit të Kancelarisë. Punonjësja i shpjegoi kreut të Zjarrfikëses në Komunën e Bergenit, se Merkel e kishte telefonuar për të pyetur për ta dhe për t’i falenderuar për punën.

Merkel kishte lexuar në gazetë se një grup zjarrfikësish ishin futur në izolim vullnetarisht, në mënyrë që nëse ndihma e tyre të duhej, ata të ishin në gjendje ta jepnin. Para kësaj, burrat ishin testuar të gjithë për koronavirusin, në mënyrë që të mos paraqesin rrezik.

Pasi mori vesh se ishte vërtet kancelarja, Musëiek e pranoi telefonatën dhe bisedoi me të.

E njëjta gjë ndodhi dje edhe me Edi Ramen, teksa nje qytetar qe e telefoni kryeministri, nuk e besonte se ishte ai.