Jose Mourinho gjithnjë përbën lajm dhe para disa javësh zuri faqet e para kudo me modelin e tij të ri të flokëve. Portugezi u qeth zero si rrallëherë, duke i surprizuar të gjithë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për kanalin zyrtar të Premier League, “Special One” zbuloi edhe se si e priti familja e tij modelin e ri të flokëve.

“Si u prit në shtëpi modeli i ri i flokëve? Ishte surprizë pasi askush nuk e priste. Gjithsesi, ata janë mësuar me mua që bëj gjëra që nuk i pret njeri, kështu që nuk kishte vend për dramë.”