Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, e cila është përhapur në të gjithë botën, ku fokusin kryesor të zgjerimit për momentin e ka në Evropë, me vatër të nxehtë Italinë.

Kreu i OBSH-së është shprehur se është thelbësore që çdo njeri të bëjë analizat, si mënyra më e rëndësishme parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ai gjithashtu tha se izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos inf ektimin tuaj, por nuk është kjo masa kryesore që duhet ndërmarrë.

Ai u shpreh se për t’i vënë prangat kësaj pan demie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë teste dhe më pas të izolojnë, pasi sipas tij, nuk mund t’i jepet fund kësaj pandemie nëse nuk dihet se kush është i in fektuar.