Shtyrja e 5 takimeve të kampionatit Italian vetëm një ditë para kohës së përcaktuar për zhvillimin e tyre, ka shkaktuar debate të forta në opinionin sportive, ndërsa pas toneve diplomatike në momentet e para, ka ardhur edhe shpërthimi i Administratorit të Deleguar të Interit, Giuseppe Marotta.Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ai akuzoi presidentin e Ligës, Dal Pino, se e ka menaxhuar shumë keq këtë situatë, ndërsa shkoi edhe më tej, duke theksuar se Interi është dëmtuar ndjeshëm nga shtyrja dhe se kampionati është falsifikuar.

A rrezikon që kampionati të mos mbyllet?Patjetër që po. Nëse ne do t’u shkojmë deri në fund të gjithë kompeticioneve, Liga nuk do të gjejë dot një datë për sfidën Inter-Sampdoria. Pyetja tjetër që unë ngre, është pse përcaktohet data e Juventus-Inter, përpara ndeshjes Inter-Sampdoria, që u shty një javë më parë? Kampionati është i falsifikuar, pasi janë prishur tërësisht balancat. Mjafton të mendosh që në javët e fundit do të përballojmë ndeshje çdo tre ditë dhe do të ndikojnë lodhja, dëmtimet e pezullimet, për të kuptuar dëmin që i është bërë Interit nga kjo shtyrje.