Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, që ka shkaktuar mijëra viktima, kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka dhënë dorëheqje.
Në një ceremoni aspak të veçantë, ku të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit kanë qenë me maska, Pellegrini i ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentes, Zuzana Čaputová.
Siç shihet dhe nga fotot, përveç maskave, zyrtarët kanë veshur dhe dorashka, për të respektuar kështu dhe rregullat e vendosura nga të gjithë, kundër virusit vdekjeprurës COVID-19.