Këngëtarja Jonida Maliqi dhe ish-shoqja e saj e ngushtë Alba Danaj u përballën me një debat virtual, pasi kjo e fundit e akuzoi për borxhe dhe për fasadë. Lidhur me këto deklarata të Danajt, ka ardhur një vendim i prerë nga Jonida Maliqi, e cila është shprehur se çështja do të përfundojë në gjykatë. Burime për Tiranapost tregojnë se Jonida ndihet e prekur edhe nga titujt e portaleve që i kanë dhënë rëndësi një njeriu që komenton dhe thotë çfarë të dojë. Megjithatë këtej e tutje do ia lërë në dorë ligjit.
Sipas Tiranapost, pas këtij fenomeni të rrez ikshëm ku çdokush mund të thotë çdo gjë pa certifikatë online, duke përfshirë këtu edhe të pavërtetat, Jonida Maliqi ka menduar se këto punë i zgjidh më mirë ligji. Ditën e djeshme ish-mikesha e ngushtë e Jonida Maliqit shpë rtheu në rrjete sociale me mllef ndaj këngëtares. Në një status në Instastory, Alba Danaj publikoi një deklaratë të Maliqit, e cila e ftuar në “Klanifornia” u shpreh se çantat super të vogla nuk i koncepton dot pasi aty nuk ke çfarë të fusësh. Krahas saj, Danaj shkruajti se Jonida si fillim duhet të shkojë të lajë borxhet që ka, duke e quajtur këngëtaren ‘fasadë’. Alba dhe Jonida kanë qenë dikur mikesha të ngushta dhe shiheshin gjatë gjithë kohës bashkë, por tashmë nuk ndiqen as në rrjetet sociale me njëra-tjetrën. Gjithashtu në një kundërpërgjigje, këngëtarja Maliqi ka zgjedhur që nëpërmjet fjalëve të urta, t’i japë një ‘mësim’ ish-mikeshës së saj, pas deklaratave, të cilat duket se e kanë shqetësuar së tepërmi.