Reagon ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo, që prej dy ditësh ndodhet në karantinë edhe pse testi ndaj koronavirusit rezultoi negativ. “Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën. Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale.
Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. Unë do të doja të dërgoja ngush ëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luf tuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan. Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rr ezik për të ndihmuar të tjerët”, shkruan Ronaldo në një postim në Twitter.