Në 7 mars, zakonisht njerëzit urojnë mësuesit e tyre.Por humoristi dhe koordinatori i PD-së, Julian Deda, ka sulmuar mësuesit e tij të gjimnazit.Ai thotë se ata kishin parashikuar që do të përfundonte si shitës gjimnazi, por arriti që të kapë “majat”, duke përgënjeshtruar kështu pritshmëritë e mësuesve për të.
“Dua t’i uroj 7 Marsin ish-mesuesve te mi ne gjimnaz, sidomos atyre qe me thonin “ti djale me keto mend qe ke, shites domatesh do perfundosh”. Gezuar o njishat e parashikimit”, shkruan Julian Deda.Me sa duket shkodrani Julian Deda, po “zbaton” atë fjalën e urtë shkodranë, “Të hyptë vetja në qejf”.