Antonio Conte do të rikthehet nesër në “Allianz Stadium”, teksa Interi i tij do të përballet me Juventusin, skuadër në të cilën tekniku nga Lecce ka bërë historinë si futbollist, por edhe si trajner për 3 sezone.Zikaltrit kanë pasur një kalendar të çrregullt javët e fundit, pasi u janë shtyrë dy herë ndeshjet për shkak të masave të marra për të shmangur përhapjen e Corona virusit, ndërsa nesër në mbrëmje do të luajnë në një stadium të “akullt”, pa praninë e tifozëve.
“Ka qenë e vështirë puna gjatë këtyre ditëve, pasi kemi ndryshuar disa herë programin e stërvitjes, pro djemtë e dinë se duhet të bëjnë maksimumin dhe të japin më të mirën e tyre. Jemi gati për sfidën e nesërme”, deklaroi Conte.Sfidat e kampionatit italian do të luhen pa praninë e tifozëve deri më datën 3 prill, si pasojë e një vendimi të qeverisë, për të shmangur përhapjen e virusit që ka alarmuar botën, ndërsa Conte pranon se kushte të tilla janë të vështira.
“Normalisht që është shumë e vështirë të luash në një ambient të ftohtë e pa praninë e tifozëve, por duhet të mendojmë mbi të gjitha për shëndetin e njerëzve. Ai është parësor, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të përshtatemi”, tha trajneri i Interit.Më pas Conte ka folur me fjalë të mira edhe për bom berin belg Romelu Lukaku, i cili ishte preference e parë e teknikut kur mori drejtimin e Interit dhe që deri tani ka justifikuar më së miri besimin.“Nuk mund të them veçse fjalë të mira për Lukakun. Jam shumë i kënaqur me atë që po jep, ndonëse është në sezonin e tij të parë në Itali. Angazhohet shumë për të përmirësuar veten dhe skuadrën, dhe në këtë pikë është pak shembull për të gjithë”, u shpreh Conte.