Ronaldo do të fitojë kontratë të re dhe do ta veshë fanellën e Juves deri më 2024 Juventusi dëshiron t’ia vazhdojë kontratën Cristiano Ronaldos edhe për dy vite tjera, raporton AS. Ronaldo ka kontratë deri më 2022, por Juve dëshiron t’ia zgjasë deri më 2024, çka do të thotë se CR7 do të ishte pjesë e Zonjës së Vjetër deri në moshën 39-vjecare. Për ta bindur Ronaldon që të qëndrojë, Juve po mendon gjithashtu që të forcojë skuadrën për të dominuar edhe më shumë në vitet e ardhshme.
Juve e do një sul mues të ri dhe opsionet janë; Timo Werner, Gabriel Jesus, Harry Kane ose Mauro Icardi. Icardi shihet si opsioni më i mundshëm, edhe më parë është lidhur me Juven, derisa është në formë huazimi te PSG. Aktualisht Ronaldo fiton 31 milionë euro në sezon te Juve, nuk dihet nëse do të pranojë të shkurtojë pagën për të qëndruar edhe për dy vite më shumë te ‘Zonja e Vjetër’.