Klubi i Juventusit ka mbyllur marrëveshjen me lojtarët dhe stafin teknik, që heqin dorë nga paga e 4 muajve, pra nga 33% e shumës vjetore që përfitojnë.
Një kursim total prej 90 milionë eurosh për shoqërinë bardhezi, që është një lloj frymëmarrjeje në këtë kohë krize për shkak të pandemisë së Koromavirusit. Është e qatë se futbollistët me kontratat më të majme do të humbin më shumë para.
Vetëm Cristiano Ronaldo ka hequr dorë, me vullnetin e tij, nga 10.3 milionë euro. Pas tij vjen holandezi de Light, që do të ketë në xhepat e tij, në fund të vitit, 2.6 milionë euro më pak nga ç’ka firmosur në kontratë, kur u ble në verë nga “Zonja e Vjetër”.
Higuain dhe Dybala heqin dorë respektivisht nga 2.5 dhe 2.4 milionë, për të vijuar me Ramsey, Rabiot (nga 2.3 miionë) dhe Pjanic (2.1 milionë)
Edhe Maurizio Sarri dhe bashkëpunëtoerët e tij kanë pranuar reduktimin e pagës me 33.3%. Trajneri toskan nga kjo marrëveshje ka “humbur” 2 milionë euro.