Me përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën, në Shqipëri u ndërmorën një sërë masash ku u përfshi edhe izolimi i të gjithë vendit duke mbyllur të gjitha bizneset dhe pezulluar të gjithë lëvizjen e njerëzve.
Pirja e kafes ka qenë një ndër problemet e shqiptarëve këto ditë izolimi, pasi të gjitha kafenetë e baret kanë qenë të mbyllura.Të kesh një makinë ekspresi në shtëpi është një gjë luksoze këto ditë karantinimi.
Por cudia e rradhës ka ardhur nga disa shqiptarë të Suharekës, të cilët kanë filluar ta shpërndajnë kafen me dron.
Ata e përgatisin në shtëpi dhe ua dërgojnë banorëve me dron në oborret e tyre të banesave.
Kjo ka qenë një ndër mënyrat gazmore por edhe efikase në këto ditë të vështira karantimimi, duke u ardhur në ndihmë edhe qytetarëve që janë fansa të kafesë.