Kalifornia, shteti më i populluar i SHBA-së, lëshoi urdhrin “qëndroni në shtëpi”, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Guvernatori Gavin Newsom u tha banorëve se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur është e domosdoshme. “Është një kohë kur duhet të bëjmë vendime të vështira. Duhet ta pranojmë realitetin”, tha ai.

Më herët, Newsom ka parashikuar se mbi gjysma e popullsisë prej 40 milionë banorësh e shtetit të tij do të infektohet me koronavirus, në dy muajt e ardhshëm. Kalifornia është ndër shtetet e para amerikane që sjell kufizime të përgjithshme. Në fillim të kësaj jave, Nevada ka njoftuar se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 30 ditë. Koronavirusi, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë 250 persona në SHBA dhe ka infektuar mbi 14,000 të tjerë.