Historia e futbollit është e përbërë nga shumë gjëra: gëzime, emocione, zemërim, zhgënjime, por edhe intuita të jashtëzakonshme, që në disa raste madje mund të shndërrohen në keqardhje të paharrueshme. Kërkoni konfirmim për këtë? Është Genoa, një klub që në historinë e tij të fundit shpesh ka treguar se ka një dhunti të veçantë për biznesin, por nuk ka mbyllur më të rëndësishmin ndonjëherë, kur shtrëngimet e zakonshme të duarve kishin qenë gati, por kishte munguar gjëja më e rëndësishme: firma në kontratë.
Po flasim për vitin 2010, kur në Poloni ishte evidentuar një sulmues mjaft i mirë, që tashmë kishte bërë debutimin e tij me kombëtaren. Gjithashtu, po tregonte një dhunti të veçantë për golin, me fanellën e Lech Poznan. Numrat ishin të qartë: ai diamant 21-vjeçar kishte shënuar 18 gola në sezon, në 28 ndeshje të ligës (një hap përpara nga 14 gola të një viti më parë), të cilëve duhet t’i shtohen edhe 2 të tjerë në 4 paraqitje të “Europa League”.

Fizikisht i hollë, por karakteristikat dhe lëvizjet i kishte të një bomberi të vërtetë. Edhe çmimi ishte i përballueshëm, 4.5 milion euro. Kështu, përpjekja për ta parashikuar konkurrencën është një veprim pothuajse i duhur. Ai djalë, i lindur më 1988, quhej Robert Lewandowski, ra në sytë e Genoa për futbollin e shkëlqyeshëm. U pikas nga Fabrizio Preziosi, djali i mbrojtësit Enrico, dhe Stefano Capozucca, të cilët, përveçse kishin një intuitë të lindur, nisën negociatat për sulmuesin polak.

Genoa ishte në kërkim të një sulmuesi me peshë për ta bashkuar me Rodrigo Palacio dhe marrëveshja arrihej shpejt. Një delegacion i klubit “rossoblù” takon menaxherët e Lech Poznan dhe agjentin e lojtarit në Poznan, në mars. Hapi tjetër janë vizitat mjekësore, që kalohen shkëlqyeshëm në Genoa, disa javë më vonë. Lewandowski, gjithashtu, kishte kohë të njihte disa nga shokët e tij të ardhshëm të skuadrës dhe të dëshmonte live, në një derbi kundër Sampdoria, atëherë, kur gjithçka dukej se po bëhej, “martesën” e re.

Lajmi për ardhjen e sulmuesit polak në Genoa u parashikua nga disa media italiane, aq shumë sa klubi “rossoblù” detyrohet ta mohojë (për shumë, ishte thjesht një fasadë): “Në lidhje me thashethemet për shtyp, të publikuara sot nga media të caktuara, Genoa CFC mohon në mënyrë kategorike të ketë arritur një marrëveshje për blerjen e ardhshme të sulmuesit polka, Robert Lewandowski. Klubi përsërit në të njëjtën kohë se zbaton mënyrat e lejuara nga rregulloret në fuqi, duke konfirmuar gjhithçka dhe ekskluzivisht përmes faqes së vet zyrtare”.

Fakti që negociatat në fakt tashmë kishin përfunduar u konfirmua më vonë nga agjenti i lojtarit, Cezary Kucharski, por edhe nga ai, që më pas u ul në pankinën e Genoa: Gian Piero Gasperini. Ekzistojnë disa versione se pse operacioni dështoi papritur. Disa flisnin për një problem, që lidhej me komisione tepër të larta, të tjerët për një përpjekje të Lech për të rritur çmimin, apo se presidenti Preziosi nuk mbeti i mrekulluar nga fiziku i lojtarit.

Në fund, Genoa preferoi ta mbyllte marrëveshjen me një sulmues tjetër, i cili ishte padyshim shumë i fortë fizikisht dhe që tashmë e njihnin Serie A në mënyrë të përkryer, Luca Toni, por historia më pas foli për një zgjedhje të gabuar. Lewandow/ski në verën e vitit 2010 u transferua te Borussia Dortmund kundër një shume prej vetëm 4 milionë eurosh. Më pas u “shenjtërua” vetë për disa sezone, si një nga qendërsulmuesit më të fortë në planet. Sot ai luan për Bayern Munich. Që nga ajo kohë, polaku ka fituar shumë trofe në Gjermani, duke u bërë edhe lojtari i huaj, që ka shënuar golat më të shumtë në historinë e Bundesligës. Gjërat mund të kishin rrjedhur shumë ndryshe, nëse Genoa do të kishte forcën të besonte më shumë në instinktin e disa prej drejtuesve të saj.