Çezare Prandeli, ish-trajneri i Italisë dhe Fiorentinës në Seria A, në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se koronavirus deri më tani i ka marrë tre persona të cilët i njihte. 62-vjeçari ndër të tjera e ka cilësuar si shumë dramatike faktin që të afërmit nuk po mund ti qëndrojnë afër personave të cilët po luftojnë me jetën në spitale.

“Kam humbur miq dhe është diçka dramatike fakti që familjarët nuk kanë mundësi të qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në momentet e fundit. Dy nga tre personat që njihja ishin tifozë të zjarrtë të Fiorentinas.

Pjesa më e madhe e të afërmëve të mi kane rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit, por janë mirë dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Të gjithë duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë këto sakrificat e vogla që na kërkohen derisa të mbarojë kjo situatë,” deklaroi Prandelli.