Albert Baca, kamarieri “hero” që shërbeu në hotelin Bel Sit në Itali i cili u kthye në karantinë pas një klient rezultoi i prekur ka treguar për Report Tv arsyen që e shtyu të shërbejë në hotel edhe pse i rrezikohej jeta. Ai tha se të gjithë punonjësit dhe klientët kishin marrë komunikimin që duhet të dilte derisa të kalonin periudhën e karantinës. Alberti tha ndër të tjera se nuk kishte frikë për vete ndërsa nxitoi t’i shërbente të tjerëve i ndimuar edhe nga i vëllai që punon në të njëjtin hotel me të ndërsa pas analizave ka rezultuar negativ, i paprekur nga koronav irusi..
“Të martën një klient rezultoi i prekur. Deri në momentin që morën komunikimin që nuk duhet të dilja ishim të izoluar. Na thanë të qëndronim nëpër dhoma. Paniku filloi por unë nuk e mora me frikë. Dola nga dhoma ku isha dhe fillova të flas me të gjithë klientët. Edhe vëllai punon me mua në sallë. Deri dje ishim akoma rreth 35 veta. Të fundit klientë që kishim ikën dje nëpër shtëpia. Ne kemi mbetur ende 12 punonjës që duhet të mbarojmë karantinën. Jam kontaktuar nga Giovani Toti i cili është shumë mirënjohës që kam bërë. Nuk vura as maska dhe as doreza për të ndihmuar të tjerët. Unë jam mirë, nuk kam pasur asnjë lloj shqetësimi. Kam dalë negativ. Shumica janë pozitivë. Kam menduar vetëm të ndihmoj ata që kishin nevojë.
Nga ana e komunës ku unë jetoj na kanë ndihmuar nga jashtë. Situata këtu brenda dy ditët e para ishte shumë e tme rrshme. Ishin thjesht që rezultuan me tampon pozitiv. U mbyllën në dhomat e tyre dhe nuk duhet të kishin kontakt. Është thjesht virus i ri dhe e kanë bërë shumë ala rmante. Por është thjesht një grip. Ditët e para ka qenë një panik shumë i madh. Ka qenë shumë panik derisa erdhën doktorët, infermierët me maska dhe doreza ishin pak më të qetë. Në momentin e parë që na thanë futuni nëpër dhoma, hoteli ishte plot dhe kishte shumë pak dhoma të lira. Moshat e të prekurve ka qenë nga 70 vjeç e sipër. Mua më thanë je negativ Gjestin ia dedikoj familjes time për edukimin që më kanë dhënë. Do ta bëja në çdo vend të botës”, u shpreh ai për Report Tv. Gjesti i veçantë i Albertit fitoi edhe vëmendjen e politikanit Giovani Toti i cili u shpreh se do ta ndihmonte atë të fitonte nënshtetësinë italiane.