Në listën e atyre që mbështesin ish-Nënpresidenti Joe Biden në garën për president është futur edhe senatorja pak kohë më parë rivale e tij, senatorja Kamala Harris.
“Me entuziazëm të madh mbështes Joe Biden për President të Shteteve të Bashkuara“, shkruante ajo në një postim në twitter. “Besoj vërtet tek ai dhe e njoh atë prej një kohe të gjatë”., vazhdonte ajo.
Mbështetja e Kamala Harris e cila u përplas ashpër me zotin Biden gjatë debateve presidenciale të demokratëve mund t’i japë atij një shtytje në shtetin e Kalifornisë nga vjen zonja Harris apo dhe gjatë fushatës së tij për garën e kësaj të marte.
Gara mes demokratëve duket se është shdërruar në një garë mes dy burrash, Bidenit e Sandersit. Tulsi Gabbard, një ligjvënëse e Havait, është e vetmja kandidate grua në garë, por pa asnjë mundësi për të fituar.
Joe Biden dhe Berdie Sanders do të përballen të martën në Ajdaho, Misisipi, Mizuri, në shtetin e Washingtonit, Dakotën e Veriut dhe Miçigan.
Fitorja e një numri të madh delegatësh nga ana e zotit Biden në Miçigan do t’i jepte një goditje të fortë shpresave të zoti Sanders për t’u bërë kandidati zyrtar i partisë.