Që karantina po bën të vetën te çdokush nga ne kjo nuk ka diskutim. Por kjo situatë më shumë se këdo ka prekur futbollistët të cilët kanë pasur një jetë goxha më aktive se normalja.

E gjithë e Europa dhe e gjithë bota po vuan pasojat e virusit Covid-19, duke u izoluar secili në shtëpitë e tyre.

E në këto kushte të “vrasësh” kohën është kthyer në synimin e radhës, të paktën për futbollistët.

Një video epike na vjen në rrjete sociale ku protagonist janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqir, Admir Mehmedi dhe Valon Berisha. Të katër futbollistët me origjinë shqiptare shfaqen në një zhaner të ri duke improvizuar të këndojnë.

Rezultati nuk duket i kënaqshëm por videot kanë shkaktuar të qeshura dhe moment gazmore që çdokujt i ka ndryshuar për pak moment monotoninë e të qendruarit në shtëpi.