Pesëmbëdhjetë ministra të qeverisë së Polonisë janë vetëizoluar. BBC bën të ditur se kolegu i tyre, ministri i Mjedisit ka rezultuar i prekur nga koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Mjedisit duke thënë se një ditë më parë bëri testin dhe rezultoi pozitiv. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe të gjithë ministrave të vetëkarantinohen, duke qenë qenë se mbledhja e fundit e qeverisë ishte në 10 mars. Në këtë mbledhje munguan 9 ministra dhe Kryeministri.
Ministrat që janë futur në karantinë po presin rezultatet e analizave. Në Poloni janë konfirmuar 177 raste me koronavirus, dhe 4 pacientë kanë hum bur jetën.