Bashkia Lezhë ka uruar sot 8 marsin për gjithë gratë dhe vajzat nëpërmjet një video mjaft domethënëse.Në videon e shpërndarë nga bashkia shihen nënat dhe vajzat e tyre duke u argëtuar me njëra-tjetrën.Vajzat luajnë në violinë nota të ngrohta për nënat e tyre, gjithashtu bëjnë kurora me lule duke ja vendosur në kokë për ti treguar dhe njëherë që nënat janë motivi më i shtrenjtë në jetën e tyre.

Gjithashtu në video shihen dhe momente mjaft emocionuese të përqafimeve mes nënave dhe fëmijëve të tyre.Video përmbyllet me një mesazh mjaft domethënës, “Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij”.