Bota e futbollit po go ditet rëndë nga koronavirus.
Së fundmi sipas atyre që raportojnë mediat italiane, katër lojtarë të Sampdoria kanë rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.
Te skuadra xhenoveze, dje u konfirmua se me këtë virus ishte prekur Manolo Gabbiadini, por e keqja nuk është ndalur këtu.
Lajmet nga Italia bëjnë të ditur se Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ky lajm e fut skuadrën e Sampdorias në një krizë të madhe, me tashmë pesë lojtarë të prekur direkt nga virusi.