Po bën xhiron e rrjetit deputeti Kostaq Papa me fjalimin e djeshëm në Kuvend ku tha se kur “fëmrat rrinin me të pinin më shumë uiski sesa ujë”.
Ky deputet është ‘peshqesh’ i listës së Bashës për Tiranën dhe u fut në Kuvend pas djegies së mandatëve nga PD.
Por ky deputet është shumë i njohur për gafat e tij duke nisur që nga CV-ja ku te të dhënat e aktiviteteve politike dhe shoqërore ka shkruar “në institucione kombëtare e mbarëkombëtar e ndërkombëtar”.
I renditur i 45-ti në Tiranë sipas listës së përpiluar nga lideri i PD Lulzim Basha, i cili siç mund ta kujtoni, u mbyll me orë të tëra në zyrë për të nxjerrë në fund një listë aq shumë të kritikuar në 2017-ën.
Papa, me djegien e mandateve të PD-së, ia doli të futet në Kuvend në maj të 2019-ës duke zëvendësur ish-kryeministrin Sali Berisha, shkruan newsbomb.al.
Por përpos CV-së qesharake që tregon formimin dhe nivelin skandaloz të këtij deputeti, duke “gërmuar” gjen edhe faktin që ai ka fshehur dy dënime dhe më pas është detyruar të ndryshojë emrin, madje edhe datën e lindjes.
Kështu në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2017, Kostaq Papa ka deklaruar se është i pastër por në vitin 2019, kur i erdhi rradha për t’u futur në Kuvend, ai nuk e fshehu më të vërtetën.
Sipas formularit dorëzuar në KQZ në maj të 2019-ës, Papa ka deklaruar së në vitin 2006 është dënuar penalisht me gjobë për “përdorim me keqadashje të thirrjeve telefonike”. Gjithashtu në vitin 2003, është dënuar me vendim jo përfundimtar për “shpifje”.
Pas këtyre, Kostaq Papa ka pranuar gjithashtu se ka ndryshuar emrin nga Kostandin në Kostaq, madje edhe datën e lindjes, shkruan “newsbomb.al”.
Më poshtë newsbomb.al ju sjell vendimin e plotë të KQZ ku janë përmendur të gjitha dënimet e Papës i cili pavarësisht këtyre hyri në Kuvend dhe vazhdon të jetë ende përfaqësues i opozitës.