Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj duke komentuar zhvillimet më të fundit politike nuk ka nguruar të paralajmërojë kryeministrin e vendit.Duke u ndalur te manifestimi i 2 marsit, Mehmetaj i kujtoi kryeministrit se qytetarët mund të jenë edhe më shumë, madje më të zëshëm në shesh, prandaj ai duhet të ketë kujdes.
STATUSI I PLOTE
E trem bur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen demokratike të vendit tonë e duke planifikuar se si do i mashtrojnë shqiptarët për dë shtimin e rradhës në hapjen e negociatave, ba nda qeverisëse ten toi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit. E ndërsa lexoja me vëmendje letrën e publikuar nga Presidenti i Republikës drejtuar Komisionerit Vàrhelyi më lindi kjo pyetje: Halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi ma shtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit dik tatorialo-Ramist? Sido qoftë shqiptarët nuk gënjehen më, e thanë fjalën e tyre qartë e zhurmshëm në manifestimin e 2 marsit. Ndaj kujdes!!! Nesër mund të jenë më të shumtë e më të zëshëm, e kur sovrani flet nuk ka diktaturë që mbijeton.