“Ne jemi në fazën më të mprehtë” të emergjencës. “Është e vështirë të bësh parashikime. Ekspertët janë ende të kujdesshëm, por është e arsyeshme të mendosh që jemi afër pikut”, kështu ka deklaruar kryeministri italian Giussepe Conte.
“Të Shtunën ne tejkaluam 10,000 viktima dhe kjo na lëndon shumë dhe duhet të paralajmërojë bashkësinë ndërkombëtare.”
Conte, në një intervistë me El Pais, shtoi “Është “e parakohshme” të thuhet kur kufizimet në Itali do të lehtësohen, shtoi ai.