Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka humbur një person të dashur për të.

Bëhet fjalë për njerkun e tij, Carlos Falco. Ai ka humbur jetën nga shkaku i koronavirusit. Iglesias e njoftoi këtë humbje të tij përmes një postimi në rrjetin e tij social të “Instagram”.

Falco ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në një spital në Madrid.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan Enrique Iglesias në “Instragram”./ShqipëriaIme

INTERESTING FOR YOU