Në muajin shkurt, prindërit e këngëtares, Yllka Kuqi, konfirmuan se vajza e tyre ishte bërë nënë për herë të parë. Ata u shprehën mjaft të lumtur për këtë lajm dhe thanë se këngëtarja zgjodhi emrin Luiza për vogëlushen.
Pas lindjes, këngëtarja zgjodhi të mos e bëjë lajmin publik, por sot që vajza e saj ka bërë 1 muaj, ajo ka publikuar foton e parë. Yllka nuk e ka zb uluar imazhin e vajzës, por ka zgjedhur të publikojë vetëm një foto artistike të këmbëve të Luizës.