Moti gjatë fundjavës nuk do të jetë favorizues. Parashikimi është bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, sipas të cilit në fundjavë parashikohet mot i vranët dhe reshje të vazhdueshme shiu.
“Dita e shtunë do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë. Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave”, thuhet në njoftimin e SHMU-së.