Pirja e ilaçeve anti-inflamacionit si ibuprofeni ose kortizoni për largimin e etheve dhe dhimbjeve, mund të rëndojnë infeksionin nga virusi korona ose Covid-19. Këtë thirrje e ka bërë ministri francez i shëndetit, Olivier Veran i cili jep sugjerime në rastet kur ke ethe, dhimbje koke apo dhumbje trupi.

‘Pirja e ilaçeve anti-inflatore si ibuprofeni dhe kortizoni rëndëson infeksionin. Në rast të etheve, merrni acetaminophen-paracetamol. Nëse tashmë keni koronavirus ose simptoma dyshuese, merrni në telefon mjekun e familjes’.Statusi i tij është shpërndarë nga mijëra të tjerë. Autoritetet u kanë dhënë urdhër farmacive ta shesi vetëm në raste të tjera të përdorimit.

Sipas doktoreshës Annie Pierre nga qendra e farmako-vigjilencës në Tours: testet tek kafshët zbuluan se ibuprofeni istimulon rritjen e baktereve të caktuara.

Edhe Franca tashmë ka një bilanc të rënduar me të infektuar dhe viktima.

Deri në këto momente:

Të infektuar janë: 4,499 persona, nga këto 30 janë raste të orëve të fundit.

Viktima janë: 91 persona

Të shëruar plotësisht: 12 persona.