Kur ndahemi, ndjejmë se kaq ishte. Ai/ajo u zhduk përfundimisht nga jeta jonë dhe ndoshta, më mirë kështu. Por jo. Nuk ka pse domosdoshmërisht ndarja të jetë definitive, për aq kohë sa ndodh shpesh kthimi tek ish-at. Edhe çështjet e dashurisë, njerëzit e lidhin me astrologjinë, kështu që bëni sytë katër. 2020-ta për disa nga shenjat e horoskopit do të rrotullohet rreth: 1- Pajtimeve, 2- Rikthimeve tek histori të vjetra. Cila prej shenjave është më shumë “i rrezikuar” për t’ju kthyer ish-it? 1. Luani “Bëni dashuri, jo luf të” duhet të jetë motoja e Luanit për 2020-ën. Nëse e lini sërish egon tuaj të bëjë pjesë në rikthimin me ish-in, na lini t’ju themi se do t’ju duhet shumë kohë t’i ktheni përgjigje e aq më tepër ta falni për ndonjë gabim të së shkuarës. Sidoqoftë, ka shumë shanse ta lini pas krenarinë dhe të bëni çfarë ju thotë zemra. Dhe nëse zemra ju kthen tek ish-i….
2. VirgjëreshaTë gjithë njerëzit e kësaj shenje, do të rishohin me kujdes zgjedhjet e së shkuarës dhe do të bëhen më tolerantë dhe të kuptueshëm në marrëd hënie. Rikthimi tek ish-i mund të jetë fillimi i një lidhjeje afatgjatë dhe serioze. Duhet të dini thjesht që yjet janë me ju dhe do t’ju mbështesin në kapitullin e ri të jetës suaj romantike. Një këshillë për ju. Në fillim të këtij viti, shkruajini atij që doni, pasi ditët e para të janarit janë ato më me fat për ju. 3. Peshqit Në 2020-ën, Peshqit do të kenë shanse të mira për të kthyer një ish në jetën e tyre. Do të rimendoni sërish vendimet e së shkuarës dhe do të flisni me ta. Ky vit do t’ju bëjë më romantik duke ju kthyer besimin se gjërat mund të jenë sërish mirë. *Shënim: Vetëm se shenja juaj s’është në këtë listë, nuk do të thotë se përjashtoheni nga një rikthim i mundshëm me ish-in. Periudhat e prapavijës njihen si periudhat që sjellin njerëz të së shkuarës në të tashmen tuaj. Kështu që, s’i dihet kurrë.