Kur jeni në një lidhje disa vjeçare thoni gjithmonë se e doni njëri tjetrin, por jo gjithmonë pëlqeheni. Gjatë këtij momenti ti ndjen se lidhja nuk është më aq pasionante sa do ta doje dhe mendon për një tradhti të mundshme nga ana e tij. Dyshime të tilla shtohen edhe më nëse shihni shenja që s’ju pëlqejnë tek ai. Pastaj, ekziston dhe një grup tjetër njerëzish që janë ekspertë për ta fshehur dhe për t’ja hedhur paq çdo situate të tillë. Kush janë këta? Jua tregon horoskopi, por mos harroni që shenjat që tradhtojnë më shumë NUK janë të njëjta me ato që i shpëtojnë lehtë një gabimi si ky!

1.Dashi Nëse një Dash kryen një tradhti, e ka më të lehtë se shenjat e tjera për të dalë me sukses nga e gjithë kjo. Ata e marrin me shumë qetësi duke thënë se bëjnë çfarë duan. Pastaj kanë një mënyrë aq perfekte për t’i justifikuar veprimet e tyre dhe për të fshirë pasojat, sa mund të ndiheni të hipnotizuar. 2. Binjakët Binjakët janë mjeshtrat e fjalëve. Një Binjak jo vetëm që nuk qëndron dot shumë gjatë në një vend, por edhe nëse zbulohet, di si t’ja dalë. Tradhti? Këto 3 shenja horoskopi janë ekspertë për t’ja 3. Gaforrja Të mbash sekrete nuk është domosdoshmërisht diçka e gabuar. Gjithsesi kur vjen puna tek talenti që ke për t’i mbajtur gjëra të fshehta partnerit, ndryshon puna. Gaforret janë shumë të mirë për të mbajtur sekrete, kështu që edhe nëse tradhtojnë me shumë gjasa s’do të merret vesh kurrë. Ti s’do ta kuptosh kurrë nëse përballë ke një tradhtare apo jo!