Italia po kalon një krizë të rëndë për shkak të koronavirusit pasi numri i personave që po e humbin betejën me këtë armik të padukshëm po rritet çdo ditë.
Vetëm në 24 orët e fundit në Itali u shënuan 969 viktima nga covid-19.
Në një intervistë për “Calcio Today”, ish trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka rrëfyer tmerrin që po përjetohet në qytetin e Brescias. Ankthi dhe frika duket se ka kapluar qytetin ku jeton italiani.“Gjithë këto vdekje po më tmerrojnë. Unë i njoh njerëzit në Breshia, janë njerëz të ashpër dhe dinë si të reagojnë në situata të vështira si kjo. Ata do të ngrihen. Nuk është rastësi që ky qytet është si luaneshë. Sa i përket futbollit, problem është ekonomia”, është shprehur De Biasi.