Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për median skytg24, në lidhje me dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë në Breshia të Italisë, në ndihmë të popullit fqinj, në këtë luftë të ashpër kundër covid-19.
Ajo ç’ka vihet re është se në profilin e Ramës, ka pasur shumë komente pozitive dhe falenderuese nga italianët, për të dhe popullin shqiptar.
Mes shumë komenteve, bie në sy shënimi i një shtetasi italian, Valentino Ferrari, i cili shkruan: Unë kam një ëndërr, z.Edi Rama president i Komisionit Europian në 2024.