Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi tha se BE po përgatitet të cojë fonde në Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën financiare të krijuar nga koronavirusi.
Varhelyi tha se ndihmat nuk do të jenë thjesht tek pajisjet mjekësore, por edhe tek instrumentet financiare për të luftuar krizën ekonomike.
Oliver Varhelyi: Ne mobilizuam 30 milion € për mbështetje të shpejtë me pajisje mjekësore dhe po shohim mundësitë për rirregullimin e fondeve nga BE sa i përket një krize ekonomike.
Nuk është e thjeshtë për të patur të gjitha makineritë dhe pajisjet, por do të bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar.
Kemi dhënë ndihmat e para dhe sot po shohim mundësinë që të japim disa siguri sa i përket vashtirësive ekonomike që të mund të vazhdojnë në një ekonomi që punon për vendin e tyre.
Nuk do të ndalemi thjesht te mjetet mjekësore, por edhe tek instrumentet financiare për të luftuar krizën ekonomike.