Numri total i të prekurve me koronavirus në Serbi ka shkuar në katër. Vetëm dje janë konfirmuar dy raste të reja të inf ektuarve, kështu që numri total shkon në katër. Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera neg ative. Kujtojmë që dje është konfi rmuar rasti i dytë me koronavirus në Serbi, kësaj here bëhet fjalë për një shtetas kinez. Ai është dërguar në klinikën infektive dhe gjendja e tij aktualisht është stabile. Telegraf.rs thotë se shtetasi kinez i inf ektuar me koronavirus punon në kompaninë kineze që prodhon telefona, kurse personi i dytë është një biznesmen.
Rasti i parë me kornavirus në Serbi ishte konfirmuar në qytetin Subotica, ku burri me inicialet I.XH. ka rezultuar pozitiv në testet e bëra.