Situata te Sampdoria është shumë e vështirë, pasi është konfirmuar futbollisti i gjashtë i ekipit me koronavirus. Mbrojtësi i krahut Fabio Depaoli ka informuar ndjekësit e tij se ka dalë pozitiv pas testit të bërë.
“Përshëndetje miq, fatkeqësisht kam dalë pozitiv nga virusi COVID-19. Dua të shtoj se jam mirë. Ky është një monstër që po sulmon pa dallim, por duke ndjekur këshillat nga mjekët ne mund të fitojmë këtë ‘ndeshje’ dhe të rikthehemi më të fortë”, – tha ai ndër të tjera.

Ekipi i Sampdorias kishte konfirmuar më herët se kishin dalë pozitivë lojtarët Manolo Gabbiadini, Pmar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby. Situata është alarmante dhe virusi po përhapet me shpejtësi në Itali.