Prej 14 ditësh vendi ynë sikurse e gjithë bota po kalon një periudhë tejet të vështirë si pasojë e epidemisë Covid 19. E teksa të gjithë ndodhemi në banesat tona për hir të vijimësisë së jetës në këtë tokë, a e imagjinoni dot atë pa muzikë? Pa ninullat e ëmbla? Pa serenatat e dashurisë? Për shumë nga ne, pa muzikë, jeta do të ishte e mërzitshme.

E në këto ditë, kori i Liceut Artistik “ Jordan Misja“ Tiranë ka ndërmarrë një nismë vërtet të veçantë duke na risjellë këtë prag pranvere këngën “Eja, eja lule borë”, e shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni e që vijon të mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare.Në drejtimin e Ermira Alliut dhe punës fantastike të mësuesve Bujar Alliu, Ema Kanci, Erina Balla, Suada Haka,të gjitha vajzat dërguan videot nga shtëpitë e tyre nga: Shkodra, Hasi, Rrësheni, Dibra, Lezha, Laçi, Fushë Kruja, Durrësi, Elbasani, Tirana, Lushnja, Fieri etj të cilat u sollën në një nga Mersa.

IMG_5065