Nga Endri Kajsiu
Në mesin e shpërthimit të epidemisë së Covid-19 edhe në Shqipëri, ndërsa qeveria përpiqet të përmbajë panikun e mundshëm, opozita po bën pikërisht të kundërtën. Të gjithë përfaqësuesit e PD ditën e djeshme, në ekranet e televizioneve kishin një mesazh të qartë, ndonëse të pabazuar në asnjë të dhënë aktuale: Këtu sistemi shëndetësor ka kol apsur, mjekët janë të paaftë, mjerë ata që do të sëmuren, etj! Ska ndaloz ishte shkëmbimi midis drejtorit të Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj dhe deputetes Pompuri. i pari, me dy orë gjumë për disa ditë me radhë, në krye të detyës 20 orë në ditë vjen në “Opinion” për të qartësuar dy fakte. I pari, që ndryshe nga sa u tha, pacientja në Durrës ishte stabël dhe jo duke vde kur, e dyta që Spitali i Durrësit është disifenktuar i gjithi. Por, për këtë, njësoj sikur të ishte një rival politik në skenën e Parlamentit, u sul mua si mas htrues dhe i paf ytyrë nga ana e deputetes.
E njëjta skenë edhe në një studio tjetër televizive, me mjeken Silva Bino. Në të dy rastet, kur mjekët me sinqeritet tregonin për situatën aktuale dhe sa herë theksonin se kushtet për të përballuar situatën janë të gjitha e nuk ka vend për frikë, sul moheshin në mënyrë barbare nga opozita. Është absurde kjo që po ndodh në Shqipëri. Përmes “task forcave” paralele ndaj atyre të qeverisë, përmes qëndrimeve që ngjallin pa nik, e përmes shumë veprimeve të tjera, opozita po përpiqet të bëjë luf të politike me “Coronavirusin”. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Shqipëria, në këtë situatë është si të gjithë vendet e tjera, pa asnjë përjashtim. Ndryshimi i vetëm, në Itali, në Gjermani, e kudo tjetër (hiq Kinën që nxjerr ushtrinë në rrugë), nuk ka një opozitë që përpiqet të nxisë pa nik. E njëjta situatë ndodhi edhe pas tërmetit, por të paktën në ditët e para, për sy e për faqe opozita tregoi solidaritet, edhe pse refuzoi të merrte pjesë në komitetin e rindërtimit, duke zgjedhur edhe atëherë rrugën e lu ftës politike në vend të unitetit kombëtar. Ndërsa tani me virusin, ndërsa të gjithë duhet të ishim të bashkuar dhe solidarë, për të përballuar me sa më shumë efikasitet këtë situatë, ndodh pikërisht ky barbarizëm që po ndodh. Një turp i vërtetë!