Seanca plenare e planifikuar për të enjten nuk do të zhvillohet. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha në “Facebook” se një masë e tillë u mor pas situatës së krijuar në Shqipëri nga korona virusi. Ai theksoi se masat shtrënguese do të vijojnë në ditët në vijim.

“Kuvendi i shqipërisë nuk do të mblidhet në seance plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga msh. ? Frikë jo, kujdes po! ? Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të virusit që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh?. #tëbashkuar #njështetnjëfamilje”