Koronavirusi ka anuluar edhe festimet e ditës së 22 marsit e njohur për besimin bektashianë si dita e “Sulltan Nevruzit”. Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka bërë me dije se besimtarët duhet ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë.
Po ashtu ai i uron shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi si dhe jep një falenderim për mjekët që sot janë në front për të ndihmuar njerëzit.