Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se operacioni humanitar në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se nuk do të lihet asnjë derë pa trokitur, por numri i dyerve është shumëfish më i lartë se sa numri i njerëzve që po kryejnë operacionin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

INFORMACION NGA OPERACIONI HUMANITAR NË 7 BASHKITË E QARKUT ELBASAN, QE DO TË VAZHDOJË ME PËRKUSHTIM DHE DURIM ÇDO DITË, DERI NË MBARIMIN E LUFTËS

NUK DO TË LEMË ASNJË DERË PA TROKITUR, POR NUMRI I DYERVE ËSHTË SHUMËFISH MË I LARTË SE SA NUMRI I NJERËZVE QË PO KRYEJNË OPERACIONIN!

PRANDAJ JU LUTEM TË BËJNË DURIM TË GJITHË ATYRE MË NË NEVOJË, SEPSE DO TË VIJMË TEK TË GJITHË JU