Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se çdo masë e marrë prej Qeverisë deri më tani po jep rezultate konkrete.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se pas Italisë, Shqipëria ishte vendi i dytë që mbylli shkollat dhe kufizoi lëvizjen.

Sipas Ballës, edhe shqetësimi i drejtë i sipërmarrjeve private lidhur me marrëdhëniet e tyre me sektorin bankar po adresohet në një dokument të përbashkët, që Kryeministri Rama dhe Guveratori i Bankës së Shqipërisë do ta firmosin sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat. “Çdo masë po merret në kohën e duhur, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë”, shkruan Balla ndërsa publikon dhe një video ironike, ku shfaqet kreu i PD-së, Lulzim Basha duke fjetur gjumë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Çdo masë e marrë prej Qeverisë deri më tani po jep rezultate konkrete. Edhe Gjermania sot https://twitter.com/jensspahn vendosi të mos bëjë testimin në masë, por të zbatojë protokollin e masave shtërnguese të lëvizjes. Pas Italisë, ne ishim të dytët që mbyllëm shkollat dhe kufizuam lëvizjen.

Edhe shqetësimi i drejtë i sipërmarrjeve private lidhur me marrëdhëniet e tyre me sektorin bankar po adresohet në një dokument të përbashkët, që Kryeministri Rama dhe Guveratori i Bankës së Shqipërisë do ta firmosin sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat. Çdo masë po merret në kohën e duhur, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë?

Ësht një luftë që duhet fituar. Dhe Shqipëria?? e shqiptarët??? do të dalin më të mirë.