Si pasojë e pandemisë së koronavirusit në përballje me të, Bashkia e qytetit të Lezhës ka marrë sot një sërë vendimesh që lehtësojnë jetën e qytetarëve në karantinë.
Kështu, kjo bashki ka miratuar sot paketën ekonomike, ku përfshihet një fond emergjence prej 80 milionë lekësh të reja.
Po ashtu Bashkia e Lezhës ka vendosur të shtyjë taksat e tarifat vendore deri më 30 qershor.
Ndër të tjera, do të falen tarifat e shërbimeve publike për kategoritë në nevojë.