Bashkia e Lushnjes ka nisur dezinfektimin në të gjitha ambientet publike, në kuadër të masave të marra për parandalimin e koronavirusit COVID-19. Sipas njoftimit të kësaj Bashkie, grupet e e specializuara kanë nisur dezinfektimin e institucioneve dhe ambienteve publike.
“Në zbatim të masave për parandalimin e koronavirusit COVID-19, grupet e specializuara kanë nisur dezinfektimin e institucioneve dhe ambienteve publike në Bashkinë Lushnje. Në orët në vazhdim do të vijoj puna për dezinfektimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve”,- njofton Bashkia.