Karantinë për këdo që vjen nga Italia! Autoritetet Shëndetësore të Britanisë së Madhe kanë shtuar masat për koronavirusin, pas numrit në rritje të v iktimave nga Italia. Deklarata u bë nga profesor Chris Whitty, këshilltar kryesor mjekësor i qeverisë së Londrës. “Përkeqësimi i situatës në Itali, na ka shtyrë që të jemi të kujdesshëm dhe të të fusim në karantinë ose në vetizolim këdo që vjen nga çdo pjesë e Italisë”, thotë Whitty.
Ky shtim masash vjen pasi pasditen e së enjtes u shënua vi ktima e parë në Britaninë e Madhe. Në total në Britani, numri i të pre kur ve ka shkuar në 115, ku vetëm ditën e sotme janë shtuar 28 raste të reja. Në total në të gjithë botën janë konfirmuar 97 873 raste me koronavirus dhe 3353 të vde kur. Vendi më i go ditur është Kina me 3013 të vde kur, i ndjekur nga Italia me 148 vik tima.